Pas reshjeve të shiut, vërshohen rrugët e Durrësit

| 16 Qer 2023 | 09:01 | Nga

Disa vende të Shqipërisë janë përballur me reshje të dendura shiu.

E ndër këto vende është edhe Durrësi, ku pas reshjeve, janë vërshuar disa rrugë atje, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se kjo ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve, por dhe këmbësorëve.

Rrugët janë vërshuar në zonën pranë stadiumit, te stacioni i zjarrfikësve, në lagjen 1, si dhe lagje të tjera më në periferi të Durrësit.

Të ngjashme