Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha se kjo parti do t’i bojkotojë mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit pas masave të BE-së ndaj Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet ndaj Kosovës.
“LDK nuk ka marrë pjesë në mbledhje e Kryesisë, për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga zëdhënësi i BE-së dhe nga kryeministri Kurti. Ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
“Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen, për masat dhe veprimet e tjera do të merren vendimet në kryesinë e partisë. Nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet e Kosovës. Për hapat e tjera do të vendosen nga mbledhja e kryesisë se partisë”, tha ai.
LEXONI EDHE: