Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka reaguar pas sanksionimit të shefit të inteligjencës serbe dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Aleksander Vulin, nga ana e SHBA-së.
Me anë të një postimi në Twitter, Ambasada thekson se SHBA-të mbesin të palëkundura në ekspozimin e aktiviteteve korruptive dhe se mbështetja e tyre për qytetarët mbetet evidente.
“Ky veprim nuk ka për qëllim asnjë nga institucionet e Republikës së Serbisë. SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe thellojnë ndikimin malinj të Rusisë në rajon. SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën e reformimit të sistemit gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë”, thuhet në njoftim.