Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe ai i BE-së për dialogun, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, janë takuar në veri me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.
Në këtë takim i pranishëm është edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore.
Nga Kosova, dy zyrtarët e lartë do të shkojnë në Serbi.
Të parin që do ta takojnë ata në kryeqytetin serb, është drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Sipas një njoftimi të zyrës së tij, takimi do të mbahet në orën 16:00 në Pallatin “Serbia”. Siç është paralajmëruar, pas takimit do të jepen detaje përmes një komunikate për media.
Më pas, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në orën 17:00 do të takohet me Miroslav Lajçak, ndërsa në orën 17:30 është planifikuar një takim trepalësh Vuçiq, Lajçak dhe Escobar.