Austria do t’i bashkohet SHBA-së dhe Hungarisë, duke u tërhequr nga marrëveshja e Kombeve të Bashkuara për Migrim, ka raportuar të mërkurën agjencia e lajmeve APA, duke cituar shqetësimet e palës austriake rreth sovranitetit të saj dhe kufizimet që do të mund t’i viheshin në lirinë për të vepruar.
“Austria nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen që merret me refugjatë dhe të drejtat e migrantëve, që do të miratohet në dhjetor, në konferencën e OKB-së në Maroko”, raporton APA, duke cituar kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe nënkancelarin Heinz-Christian Strache, transmeton Koha Ditore.
Qeveria austriake do të takohet më vonë të mërkurën për të vendosur rreth kësaj.
Edhe Polonia, që është përplasur me Brukselin, duke kundërshtuar kuotat për azilkërkues, është duke e shqyrtuar hapin e njëjtë.