Pas “shiptari”, Gjuriq shqiptarët i quan edhe të pa civilizuar

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Kosovës, Marko Gjuriq, edhe sot ka vazhduar t’i fyej shqiptarët e Kosovës. Dje ai shqiptarët i kishte quajtur me termin fyes “šiptari”, ndërsa sot ai shqiptarët i ka quajtur edhe “të pa civilizuar”, transmeton Koha.net.

“Shkak” për këtë fyerje të re, sipas rts-së, ka qenë, gjoja, moslejimi i shkuarjes së një autoambulance të Urgjencës nga Graçanica, e cila, gjoja, në Nish kishte për të shkuar që ta merrte një pacient.

“Ky rast e lë njeriun pa fjalë. E ftoj gjithë bashkësinë ndërkombëtare që ta drejtojë vëmendjen ndaj këtij rasti, sepse ata që e marrin këtë vendim, nuk mund të renditen në radhën e njerëzve të civilizuar”, ka thënë për transmetuesin publik serb.

Sipas Gjuriqit, ky akt nuk do t’i frikësojë serbët e Kosovës të cilët, shtoi ai, do të mbeten unikë edhe në “këto çaste të rënda”

Të ngjashme