Pas shiut diell në Shqipëri

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Moti i kësaj të premteje në Shqipëri , paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën e parë të ditës.

Sipas Meteoalb në orët e pasdites dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në territor, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga 7°C deri në 27°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 4 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme