Ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, është emëruar Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë të Qeverisë së Serbisë.
Vendimin për emërimin e Rikalos në këtë post u miratua nga Qeveria më 27 shkurt 2019.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar atë nga detyra e ministrit më 2 shkurt, ndërsa në vend të tij e ka emëruar Diana Ziviq, një anëtare e Partisë së Pavarur Liberale (SLS), shkruan B92.