Pas shkëlqimit në koncertin në Prishtinë, Ramë Lahaj përkujton nënën e ndjerë

Prishtinë | 08 Gus 2025 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Tenori ynë me famë botërore, Ramë Lahaj, pak ditë pas koncertit të tij mbresëlënës në Prishtinë,
në Facebook përkujtoi nënën e tij me rastin e 4-vjetorit të ndarjes së saj nga jeta.

Postimi i plotë:

Nanë,

U bane 4 vera pa ty!

U mesuam disi!

U pajtuam disi!

Na e bon hallall në të gjallët, po harrojmë vetveten me këtë jetë n’hava që po bajmë!

Ka moment kur më djeg malli për një kafe vere me ty, por e mashtroj veten tuj besu se je ma mirë atje ku je, tuj e pa që këndej, edhe pse të gjallë, nuk bajmë jetë me njani tjetrin ma.

Jemi çorditë, nane, andaj as nuk më jet, e as mos të jet merak, se këndej s’ka met pikë lezeti.

Me ju e kategorinë tuaj jemi korit kaherë, prej që jeten ja ka besu fotografisë e komunikimit me gishta!

Të ngjashme