Në komunën e Vushtrrisë disa persona i vunë zjarrin kontejnerëve.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar edhe organet kompetente. Madje nga komuna e Vushtrrisë është theksuar se këto veprime nuk mund të ndalin punën për një qytet të pastër, për një ambient të shëndosh ku rriten dhe edukohen fëmijët, transmeton Indeksonline.
Postimi i komunës, pa ndërhyrje:
Sot, në mëngjes më njoftuan punëtorët e KRM “Unitetit” të cilët kan qen në detyrë, se mbrëmë persona të pa ndërgjegjshëm i kanë djegurë disa kontejnerë të mbeturinave në qytet. Du të ju them se këto veprime nuk mund ta ndalinë punën për një qytet të pastër, për një ambientë të shëndosh ku rriten dhe edukohen fëmijët tanë. Turp për ata që sillën në këtë mënyrë.
Kërkojmë nga organet kompetente (Policia, lnspektoriati i Komunës) t’i gjejn kryerësit e këtij veprimi dhe të merren masa ndaj tyre.