Ekspertët mbretërorë kanë kritikuar filmin e ri “Diana Spencer, dedikuar Princeshës Diana, pasi sipas tyre ai kërcënon respektin dhe dinjitetin e saj.
Sipas “Daily Mail”, në film jepet skena kur Diana, e cila ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një aksident automobilistik, shpërthen në lot para Princit William, gjatë kohës që lufton me çrregullimin e të ngrënit dhe dëmton veten.
Gjithashtu, në film jepet një skenë ku Princesha fantazon të hidhet nga shkallët dhe të mbytet me një gjerdan, të cilin ia dhuroi bashkëshorti, Princi Charles.
Pjesë të tjera të filmit detajojnë problemin që ajo kishte me buliminë. Aktorja Kristen Stewart, e cila luan rolin e Princeshës Diana, shfaqet duke vjellë dhe duke parë halucinacione për vdekjen e saj.
“Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Është krejtësisht e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen dhe do të lëndohen shumë nga kjo gjë. Ata do të tmerrohen nga fakti që nëna e tyre e ndjerë po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë”,- tha Ingrid Steëard, kryeredaktorja e revistës “Majesty”.
Ndërkohë, biografi dhe eksperti mbretëror Penny Junior, tha: “Kjo është e panevojshme. William i gjorë është gjithçka që mund të them dhe le të lëmë pak respekt dhe dinjitet për Dianën. Unë e di që William ishte prezent kur Diana ishte e pakënaqur, por më duket e filmi është në fakt i pasaktë”.
Në një skenë tjetër, Diana shfaqet duke provokuar të vjellat me gishta në tualetin e pallatit mbretëror.
Më pas, William shihet duke iu lutur nënës së tij të zbresë për darkë, sepse ajo mbyllet në dhomën e saj pasi u dëmtua.
“Të lutem mami, ne duhet të ulemi para gjyshes. Mami thjesht mos mendo. Mos mendo për këtë deri pas darkës për hir të të gjithëve”.
Shkrimtarja Ingrid Seward tha: “Jeta e saj e re ishte diçka e rëndësishme, kështu që mendoj se duhet të përshkruhet në një farë mënyre”.
Traileri i parë për Spencer u publikua muajin e kaluar.