Pas Sllovenisë që para disa dite, shpalli të fituar luftën kundër Coronavirusit.
Edhe Mali i Zi duket se e ka mposhtur koronavirusin, pasi në këtë shtet nuk ka asnjë rast aktiv me virus.
“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me Coronavirus”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi.
Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste të koronavirusit dhe asnjë nuk ka dalë pozitiv.
Më 23 maj, Instituti njoftoi se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë ka qenë 324.
Fundi i epidemisë do të thotë që disa masa, përfshirë ndihmën financiare për qytetarët dhe firmat e goditura nga Coronavirusi, do të skadojnë në fund të majit. /GazetaSinjali