Pas sulmeve nga qentë endacakë në Pejë, reagon asamblisti i LVV-së

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Tre raste të sulmeve nga qentë endacakë janë raportuar nga qytetarët brenda 24 orëve në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë.

Cak i sulmit të mërkurën ishte një vajzë e cila mori lëndime në trup nga kafshimi i qenvë, ndërsa sot dy persona, njëri prej tyre i mitur.

Për këto sulme sot ka reaguar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Berat Ganiqi i cili kritikoi qeverisjen lokale që ende nuk ka gjetur një zgjidhje për këtë problematik.
Ganiqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se komuna duhet të nxjerrë rregulloren për regjistrimin e qenve endacakë dhe shtëpiak.


Postimi i plotë:
Brenda 24 orëve në Pejë, janë sulmuar tre të mitur nga qentë endacak.

Roli i secilit zyrtar në Pejë është të gjej zgjidhjen e jo të bëhet spektator i këtyre sulmeve. Jam i gatshem që të kontriboj, unë dhe secili asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çfarëdo forme që na kërkohet në zgjidhjen e këtij problemi.

Jeta e fëmijeve tonë duhet të mbrohet dhe komuna urgjentisht duhet ndërmarr këto masa:

– Të nxjerrë rregulloren për regjistrimin e qenëve endacak dhe shtepiak.

– Të nxjerrë rregulloren për gjobitjen e personave që braktisin qentë.

– Të ndaj parcelen e përshtatshme për trajtimin e qenëve endacak.

Më herët, Rinia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë ka vendosur disa pika të ushqimit për qentë endacak, me qëllim të uljes së rrezikut nga sulmi.

Ju uroj shërim të shpejtë fëmijeve të lënduar dhe se njëherit kërkoj nga pushteti lokal urgjent të ndërmerr masa për zgjidhjen e kësaj çështje.

Të ngjashme