Pas sulmeve ruse, ShBA-ja thotë se do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka folur me telefon me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, në lidhje me sulmin ajror të Rusisë në Ukrainë dhe situatën në vijën e frontit.

“Unë theksova se mbështetja e SHBA-së dhe koalicionit tonë prej rreth 50 aleatësh dhe partnerësh për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus do të mbetet”, shkroi Austin në X, raporton Klankosova.tv.

Të paktën 30 persona janë vrarë në atë që Ukraina thotë se është bombardimi më i madh me raketa ruse deri më tani.

Më shumë se 160 persona u plagosën pasi Rusia goditi Kievin, Odesën, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Lviv në orët e para të mëngjesit të të premtes.

Të ngjashme