Pak pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, i pari i vendit, Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara.
Në rrjetin social Facebook, presidenti ka shkruar se do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
“Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës. HTH