Erling Haaland duke se nuk do të qëndrojë shumë gjatë te Borussia Dortmund, pasi përfaqësuesit e tij vetëm kanë filluar takimet me klubet.
Lojtari mendon se ka ardhur koha për të bërë një hap në një ekip të madh, por kjo nuk varet vetëm nga ai.
Borussia Dortmund zotëron kartonin e lojtarit dhe nuk dëshiron ta shes norvegjezin.
Pas takimit midis Mino Raiolas, agjent i futbollistit, dhe babait të Haaland, Alf-Inge, me Joan Laportan dhe përfaqësuesit e tjerë të Barcelonës, Dortmundi ka reaguar.
Michael Zorc, drejtori sportiv i klubit gjerman ka folur për “Sky Germany”, duke thënë se agjenti Raiola i di qëllimet e klubit.
“Dje fola me Mino Raiolan dhe ia bëra shumë të qarta synimet tona”, deklaroi gjermani.
Me pak fjalë, klubi nuk do të lëshojë pe, por gjermanët janë të vetëdijshëm se në vitin 2022 futbollisti do të mund të largohet për 75 milionë euro.
Aktualisht çmimi i Haaland sillet rreth 180 milionë euro.