Pas tërmetit të 25 nëntorit në Shqipëri nxënësit sot do të nisin mësimin në zonat e prekura, në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri në mbi 30 shkolla të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit nuk do të hapen për shkak të dëmeve të shkaktuara.
Por zyrtarë të arsimit kanë thënë se kanë planin e zhvendosjes për këtë nxënës, të cilët nuk do të humbasin asnjë orë mësimi.
Nxënësit do të transportohen në shkolla të tjera.