Para pak javësh lajmi se Tuna mund të jetë në një krizë me Patrisin mori dhenë. Ajo nuk e ndiqte më partnerin e saj në Instagram dhe në ditët ku jetojmë, kjo është një shenjë jo e vogël. Por jo për këngëtaren.
Dyshimet për ngërçin e lidhjes na i zbehu vetëm Patrisi, pak ditë më parë, kur postoi foton e portretit të tyre familjar, në përshkrimin e të cilës lexohej fjala “lumturi”.
https://www.instagram.com/p/BcNtzp8HLBR/?taken-by=patrisberisha
Kaq u desh për të kuptuar se gjithçka shkon për mrekulli.
Ndërsa Tuna gjatë gjithë kësaj kohe nuk reagoi kurrë, deri para pak orësh. Në Instagramin e saj ajo postoi një foto ku duket më shumë se e gëzuar.
https://www.instagram.com/p/Bcaap99j-uF/
“Lini këdo të mendojë çfarë të dojë! Thjesht buzëqeshni!”- shkruan ajo. Asnjë fjalë tjetër. Mesazhi u mor!