Boksierja me prejardhje nga Kosova, Fabiana Bytyqi, ka rezoltuar pozitive në testet e bëra për koronavirusin, transmeton Gazeta Metro.
24 vjeçarja nga Kosova bëhet kampionia e parë e botës në boks që është infektuar me këtë virus. Ajo është kampione e botës në kategorinë atom, deri 46.27 kilogramë.
Lajmi se Fabiana është prekur nga virusi famëkeq është konfirmuar nga WBC, përmes një njoftimi të dhënë në faqen e tyre zyrtare.
“Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman dhe gjithë familja e boksit, uron shërim sa më të shpejt dhe të plotë të Fabiana Bytyqit. Fabiana Bytyqi është kampionia e parë e botës e diagnostikuar me COVID-19. Fabiana Bytyqi ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë nga Çekia që ka fituar një titull të madh të botës, kur e mposhti në shtator të vitit 2018 Denise Castlen” – thuhet në njoftimin e WBC’së.
Fabiana Bytyqi është me prejardhje nga Kosova, por e lindur në Republikën e Çekisë, atje ku edhe është aktivie me sportin e boksit. Në boksin profesionist, ajo deri më tani ka regjistruar 15 fitore dhe 1 barazim.
Kujtojmë që ditë më parë pozitiv me koronavirus kishte rezoltuar edhe trajneri i saj,