10 ditë pas vdekjes së mbretit të Tajlandës Bhumibol Aduyadej , “Zonat me pullë të kuqe” kanë hapur sërish dyert.
Por ajo çfarë bie në sy është veshja e punëtorëve të seksit në këtë zonë, të cilat vazhdojnë të mbajnë zi për vdekjen e monarkut, duke u veshur të tëra me të zeza.
Vdekja e mbretit 88 vjeçar ka bërë që të ndalohen zbavitjet në Tajlandë për rreth 30 ditë.
Vetëm një javë pasi mbreti vdiq, qindra prostituta vazhduan punën e tyre rrugëve të veshura me funde, fustane e çizme të zeza, në shenjë respekti për vdekjen e mbretit.