Sipas medias shtetërore siriane SANA, mbrojtëset ajrore siriane kanë rrëzuar disa raketa në perëndim të vendit.
SANA raportoi se ”agresioni” kishte origjinën nga hapësira ajrore libaneze, shkruan CNN.
Tre ushtarë sirianë u lënduan gjatë një sulmi izraelit në një depo municioni, raportoi SANA, duke cituar një burim ushtarak. Mbrojtëset ajrore siriane, raportoi SANA, rrëzuan shumicën e raketave.
Ndërsa, forcat e mbrojtjes së Izraelit rrëzuan një raketë kundër-ajrore të lansuar nga Siria, sipas një deklarata të lëshuar në Tëitter në llogarinë zyrtare forcës mbrojtëse të Izraelit.
Nuk u raportua për dëme apo lëndime.