Ena Krasniqi, përfundimisht ka mbetur jashtë listës së partisë boshnjake VAKAT.
PZAP sot ka marrë vendim përmes të cilit ka refuzuar ankesën e koalicionit VAKAT, përmes të cilës kërkohej që Ena Krasniqi të regjistrohej si pjesë e listës për deputetë të kësaj partie.
Regjistrimin e saj si kandidate për deputete nga radhat e partisë minoritare VAKAT e kishte refuzuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
