Pas vërshimeve, IKSHP-ja del me udhëzime për qytetarët

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Pas vërshimeve e përmbytjeve në disa pjesë të vendit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka udhëzuar qytetarët që të vlojnë ujin para përdorimit.

Sipas IKSHP’së, kjo procedurë është e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në njoftim.

Instituti ka këshilluar edhe që të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

“Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm”, thuhet në postimin e IKSHP’së.

Intituti ka thënë se ekipet janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile.

Të ngjashme