Pas Vjosës, tani ministri i VV-së e largon fotografinë e Presidentit Thaçi

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, e ka larguar nga ballina e zyrës së tij, fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi.

Fotografia e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, duket se nuk po u pëlqen koalicionit qeverisës VV-LDK.

Pas zhvendosjes së fotografisë nga Vjosa Osmani, një veprim të tillë e ka ndërmarrë edhe një ministër i Vetëvendosjes.

Bëhet fjalë për numrin një të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, i cili e largoi Thaçin nga ballina e zyrës së tij.

Nuk dihet nëse është larguar e gjitha, derisa Metro i ka dërguar një pyetje zyrës së ministrit në lidhje me zhvendosjen e fotografisë, por ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare.

LEXO EDHE:

https://vimeo.com/390941714

Të ngjashme