Presidenti Donald Trump ka përfunduar fushatën në tri shtete pas votimit të hershëm në Floridë.
Ai u shfaq në tubime në Karolinën Veriore, Ohio dhe Wisconsin të shtunën, derisa u mundua të fitojë pikë kundër kundërshtarit të tij demokrat, Joe Biden.
Ndërkaq, Bideni ka bërë fushatë në Pennsylvania, derisa rreth 57 milionë vota tashmë janë hedhur, raporton BBC.
Presidenti republikan ka vazhduar të mbajë tubime pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Duke folur në Lumberton, Trumpi është tallur me Bidenin pasi ky i fundit kishte bërë paralajmëruar për një dimër të vështirë.
Ndërkohë, shefi i stafit të nënpresidentit Mike Pence ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por Pence dhe gruaja e tij kishin dalë negativ. Ata do të vazhdojnë planifikimin e fushatës, edhe pse Pence ishte kontakt i afërt me një person të infektuar.
Me vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden qëndron për tetë pikë para Trumpit.