Vazhdojnë punimet në realizimin e projektit “Zgjerimi i sistemit të ujitjes së tokave”, në fshatrat Ratkoc, Vrajak dhe Bratotin të komunës së Rahovecit.
Punimet në realizimin e këtij projekti i ka parë nga afër sot edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me bashkëpunëtorë.
Në kuadër të këtij projekti, do të mundësohet ujitja e 73 hektarë tokë të punueshme. Ky projekt është në bashkëfinancim në mes të komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).
Vlera totale e këtij projekti është 254 836 euro, në këtë projekt Komuna ka participuar me 94 836 euro, kurse MBPZHR-ja me 160 000 euro.