Pas zgjerimit të sistemit do të ujiten edhe 73 hektarë

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 14:19 | Nga

Vazhdojnë punimet në realizimin e projektit “Zgjerimi i sistemit të ujitjes së tokave”, në fshatrat Ratkoc, Vrajak dhe Bratotin të komunës së Rahovecit.

Punimet në realizimin e këtij projekti i ka parë nga afër sot edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me bashkëpunëtorë.

Në kuadër të këtij projekti, do të mundësohet ujitja e 73 hektarë tokë të punueshme. Ky projekt është në bashkëfinancim  në mes të komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Vlera totale e këtij projekti është 254 836 euro, në këtë projekt Komuna ka participuar  me 94 836 euro, kurse MBPZHR-ja me  160 000 euro.

rahovec - ujitja

rahovec - ujitja1

rahovec - ujitja2

Të ngjashme