Pas zjarreve, një pjesë e Australisë përfshihet nga stuhitë e shiut

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e mëdha të shiut dhe stuhitë e kanë përfshirë një pjesë të bregdetit lindor të Australisë, duke bërë që disa zjarre në natyrë të fiken, por edhe duke paraqitur rrezik për vërshime në zonat e banuara.

Moti me shiu përfshiu rajonet Victoria, New South Wales dhe Queensland, të cilat janë goditur rëndë nga zjarret për disa muaj me radhë.

Disa rrugë të rëndësishme në Queensland janë mbyllur dhe disa vendbanime mbetën pa rrymë në Queensland si pasojë e motit me shi e stuhi.

Zjarret në Australi filluan të përhapen në shtator të vitit të kaluar. Deri më tash, nga to kanë vdekur 28 persona, mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe miliona hektarë toke janë djegur.

Rajoni Queensland regjistroi reshjet më të mëdha në muajt e fundit. Disa rrugë u mbyllën dhe disa zona të banuara janë vërshuar, por autoritetet nuk raportuan për persona të lënduar.

Pavarësisht reshjeve, zjarrfikësit australianë thanë se 75 zjarre janë ende aktive. Sidoqoftë, ky numër është më i vogël në krahasim me shifrën e para disa ditëve, kur në lindje të vendit ishin rreth 100 vatra aktive të zjarrit, shkruan “BBC”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme