Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona

Prishtinë | 12 Tet 2026 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Një pasagjer nga Kuba u ndalua në aeroportin e Miamit, në SHBA, pasi doganierët vunë re një fryrje të dyshimtë në pjesën e belit.

Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet zbuluan gjashtë tuba plastikë të mbështjellë me shirit ngjitës dhe të qepur brenda pantallonave të tij. Në to ndodheshin 10 zogj të gjallë: tetë Yellow-faced Grassquits dhe dy Blue Grosbeaks, specie të përfshira në tregtinë e paligjshme të shpendëve, shkruan Daily Star.

Pasagjeri, Alberto Hernandez Castillo, nuk i kishte deklaruar zogjtë në formularin doganor. Ai pretendoi se i kishte marrë për përdorim personal, por më pas zgjodhi të mos fliste më.

Ai u akuzua për kontrabandë dhe u lirua me një garanci prej 25 mijë dollarësh, ndërsa seanca e radhës në gjykatë u caktua për 26 tetor.

Të ngjashme