Pasagjerit në Aeroport ia gjetën nëntë boksa cigare pa banderolë – hulumtuan tutje, ia gjetën plot 81

Prishtinë | 30 Dhj 2024 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Një pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës ia kanë gjetur 81 boksa cigare pa banderola.

“Me datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje te një pasagjeri ne dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes  në prezencën e zyrtareve  doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro”, thuhet në Raporitn e Policisë së Kosovës.

“Pas kontrollit te mëtejmë dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se te njëjtit  i janë gjet gjithsejtë 81 boksa  cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri”.

“E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës”.

Të ngjashme