Pasaportat më të fuqishme për vitin 2022: Kosova një pozitë me Libinë dhe Banglladeshin

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Kosova, nga pozita e 108-të për kah kriteri i fuqisë së pasaportës sipas matjeve të vitit të kaluar, është ngritur 5 vende më lart.

Kështu është bërë e ditur në indeksin global të ‘Henley Global’ për vitin 2022, duke ritheksuar se njësoj sikurse vjet, kosovarët mund të frekuentojnë vetëm 40 shtete pa viza

Sikurse vitin e kaluar, pozitën e parë për kah fuqia e pasaportës e mban Japonia bashkë me Singaporin. Pasaporta e të dy vendeve mundëson në shkuarjen e 192 shteteve pa procedura për viza, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, pasaporta e Shqipërisë radhitet e 49-ta, një vend më lart se Turqia, duke iu mundësuar qytetarëve të tyre të shkojnë në 114 shtete pa viza.

Të ngjashme