Një skandal i vërtetë ka prekur Ministrinë e Jashtme shqiptare pas publikimit të lajmit se 100 pasaporta të shtetit shqipëtar janë transportuar me autobus drejt Greqisë.
Pasaportat e reja të përgatitura nga kompania koncesionare Aleat, ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportojmë rroba dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë, ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë, përcjell tch.
Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, 100 pasaportat shqiptare u grabitën në Greqi në makinën e Konsullit shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria, më 13 shkurt të këtij viti, pasi më parë ishin bllokuar nga autoritetet greke në Kakavijë.
Lidhur me këtë incident të rëndë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se qindra pasaportat shqiptare të vjedhura në Greqi, mund të shkojnë për grupet terroriste dhe mafien.
Madje, Berisha kërkon angazhimin e “Interpol” për të zbuluar siç thotë ai grupin kriminal që i vodhi mjetet e identifikimit të emigrantëve tanë në Greqi.