Pasi fitoi Topin e Artë, shokët e skuadrës presin Messin në mënyrë të veçantë

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka fituar Topin e gjashtë të Artë, në fillimin e kësaj jave.

Argjentinasi arriti që të fitonte garën me Virgil van Dijk, duke shtuar edhe Topin e gjashtë të Artë në sirtarin e tij.

Kjo e arritur e Messi duket se i ka gëzuar të gjithë lojtarët e Barcelonës, të cilët e kanë pritur në mënyrë speciale numrin 10-të.

Ata krijuan korridorin e nderit për Leon, duke i dhënë disa goditje të lehta, si shenjë urimi, përcjell lajmi.net.

Lionel Messi tashmë është lojtari i vetëm në historinë e futbollit që numëron gjashtë Topa të Artë, duke lënë prapa edhe Cristiano Ronaldon, me pesë sosh.

Të ngjashme