Boksieri njohur, Boksieri njohur, Robin Krasniqi dhe gruaja e tij, Marigona Krasniqi janë bërë prindër për herë të parë.
Ai në Instagramin e tij ka publikuar fotografi me gruan dhe djalin, përcjell Klankosova.tv.
Krasniqi këtë e ka përshkruar si ndjenjën më të mirë në jetë.
“Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një djalë. Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk iu besoj syve të mi. Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë”, ka shkruar ai.