Pasi vrau bashkëshorten, i dyshuari tenton të largohet – gjuan në drejtim të policisë shqiptare dhe vret vetën

Prishtinë | 30 Kor 2023 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mbrëmjes të së shtunës ka ndodhur një vrasje në Zëmblak, Maliq të Shqipërisë. Sipas raportimeve, atje po dyshohet se një 55-vjeçar ka vrarë gruan e tij 43 vjeçe.

Ndërkaq, më pas i dyshuari ka tentuar të largohet, por 55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë së Shteti, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar, 55-vjeçari ka vrarë veten.

Kurse, policia ka publikuar pamjet nga droni gjate operacionit për lokalizmin dhe kapjen  autorit që po dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Të ngjashme