Izraeli ka njoftuar se ka miratuar një vendim për armëpushim në Gaza.
Luftimet atje filluan më 10 maj pas shumë javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jerusalemin Lindor.
Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse, shkruan BBC.
Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi.
Izraeli ka thënë se të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë, në anën tjetër Hamasi nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.
Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, thotë shërbimi mjekësor. Izraeli ka thënë se rreth katër mijë raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.