Javier Pastore është njëri nga transferimet më të bujshme të Romës këtë verë.
Mesfushori argjentinas u largua nga Paris Saint Germain për t’iu bashkuar Romës pasi kishte humbur vendin e titullarit.
Për Pastoren është një rikthim në Itali, pasi argjentinasi ka luajtur më parë me Palermon.
Tani mesfushori ofensivë ka folur për aventurën e tij me verdh e kuqtë ku ka treguar ambiciet për të fituar.
“Këtu vij nga një ekip që gjatë këtyre viteve ka fituar shumë tituj dhe unë dua të vazhdoj me këtë mentalitet edhe te Roma”, u shpreh Pastore.
29-vjeçari shpreson që Roma të shkoj në finale të Kupës së Italisë dhe të jetë deri në fund në garë për titull.
“Do të ishte fantastike nëse shkojmë në finale të Kupës dhe jemi në garë për titull deri në fund”.
“Ne do të synojmë të fitojmë edhe në Ligën e Kampionëve, por paraprakisht duhet të shikojmë se me cilat skuadra do të jemi në fazën e grupeve”, tha Pastore.
Roma ndeshjen e parë në Serie A do ta zhvilloj në udhëtim te Torino me 19 gusht.