Organizatat “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan”, së bashku me banorë të Orllanit, organizuan sot aksion për pastrimin rreth liqenit Batllava.
Në aksion morën pjesë rreth 70 vullnetarë.
Organizatorët thanë se java e fundit e prillit do te jetë tradicionalisht javë pastrimi rreth liqenit.
Pjesëmarrës në aksionin e sotēm ishin dhe zyrtarë nga Komuna e Podujevës, nga shoqata e peshkatarëve e vizitorë të rastit.
Aksionin me materiale shpenzuese, doreza dhe qese e mbështeti Komuna e Podujevës; për bartjen e mbeturinave u përkujdes kompania “Pastrimi”, ndërsa për ushqim dhe pije u kujdesen disa nga restorantet e këtushme etj.