Pastrohet Liqeni i Badovcit, kërkohet përgjegjësi nga qytetarët dhe institucionet

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 15:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shumë vullnetarë të Organizatës “Let’s Do It Kosova”, sot kanë realizuar një aksion pastrimi në Liqenin e Badovcit, në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Përfaqësues të kësaj organizate kanë thënë se hapësira rreth te Liqeni i Badovcit është në gjendje shumë te keqe.

Luan Hasanaj, nga Let’s Do It Kosova, ka thënë  ka apeluar tek qytetarët dhe institucionet përgjegjëse të vendit të kujdesen maksimalisht për këtë pjesë nga e cila furnizohet me ujë të pijshëm gati tërë Kosova.

“Në kuadër të aksionit ta pastrojmë Kosovën sot kemi ardhë në Badovc, për ta pastruar këtë hapësirë  e cila fatkeqësisht  është në gjendje shumë të keqe. Qëllimi është që përpos  pastrimit të kërkojmë përgjegjësi edhe prej institucioneve edhe prej qytetarëve të pandërgjegjshëm. Prej këtij liqeni furnizohet pothuajse tërë Kosova dhe është shndërruar në një deponi,  kjo nuk do koment”, ka thënë Hasanaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, deri më tani janë larguar mbi 500 deponi  në territorin e Kosovës.

Hasanaj pret që në mbrojtjen e mjedisit të kontribuojë edhe policia me gjoba ndaj atyre që hedhin mbeturina .

“Numri i deponive që janë larguar janë mbi 500 në territorin e Kosovës. Vetëdija është rritë. Është debat gjithandej për gjendjen e mjedisit në Kosovë. Presim ndërmarrjen e disa aktiviteteve për përmirësim të gjendjes, është gjobitja, policia gjelbër. Problem kemi me brezin rrugor, kemi  gjendje jo të mirë dhe mbeturina gjithë  andej”, ka thënë Hasanaj, raporton EO.

 

 

Të ngjashme