Pasuria e DJ të famshëm, Avicii do t’i takojë prindërve të artistit të ndjerë.
Dokumentet ligjore kanë zbuluar se prindërit e artistit, Klas Bergling dhe Anki Liden do të trashëgojnë pasurinë prej 25,5 milionë dollarë.
Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, kishte bërë vetëvrasje në një hotel luksoz në Muskat, Oman.
Sipas ligjit suedez, paratë do t’u dhurohen automatikisht prindërve të tij pasi ai ishte i pamartuar, pa fëmijë dhe nuk kishte lënë një testament.
Ai gjithashtu thuhet se ka pasur borxhe, 96,4 milionë dollarë amerikanë në SHBA dhe 841,330 korona në Kanada, të cilat janë paguar para se prindërit e tij të trashëgojnë pasurinë.
Avicii siguroi mjaft të ardhura gjatë karrierës së tij të shkurtër, duke arkëtuar 28 milionë dollarë vetëm në 2014-n, dhe arriti të fitojë 250,000 dollarë në një natë.
Ndryshe, pas vdekjes u zbulua një letër ku artisti shkruante se nuk donte të vazhdonte më jetën gjera ka pasur edhe probleme mendore.