Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, po shijon në maksimum jetën e tij falë karrierës së suksesshme, duke jetuar ‘si mbret’
Hamilton ka një koleksion veturash që prekin shumën e 13 milionë funteve, një avion privat që kushton 17 milionë funte, si dhe një jaht 7 milionësh.
Djaloshi i cili të gjitha sukseset i ka arritur në garat e shpejtësisë, duket se preferon që të ardhurat t’i shpenzojë në vetura.
Është ‘SunSport’ që ka hedhur një sy tek koleksioni i Hamilton, duke parë veturat, jahtin dhe avionin privat, për të konfirmuar jetën luksoze të 34 vjeçarit, transmeton lajmi.net.
Veturat:
Pesë herë kampioni është i rrethuar me vetura luksoze, të cilat mbërrijnë shumën e 13 milionë funteve. Më e shtrenjta është Pagani Zonda 760 LH, e cila kushton 1.6 milionë funte.
Disa nga veturat:
“Nuk di asgjë rreth verërave, poashtu nuk e njoh aq artin. Por, çfarë di janë veturat, dhe jam shumë i dhënë pas tyre” ka thënë Hamilton duke ‘justifikuar’ shpenzimet, transmeton lajmi.net.
Avioni:
Hamilton ka një avion ‘Bombardier Cahllenger 605’, të cilin e kishte blerë në vitin 2013, për një shifër rreth 16.5 milionë funte.
Jahti:
Me gjithë veturat dhe avionin, Hamilton duhej t’i zgjidhte vetës edhe problemin për botën e ujit. Ai ka një jaht të jashtëzakonshëm të cilin mund ta shihni në fotografinë më poshtë.