Patenta për ekranin e palosshëm të Apple tregon dizajne interesante

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Më parë kemi dëgjuar se Apple planifikon ta prezantojë pajisjen e vet të parë të palosshme në vitin 2020 dhe është sugjeruar që kompania do të ketë qasje krejtësisht të ndryshme ndaj këtij trendi, i cili pritet në vitin 2019.

Aplikimi i fundit i Apple për patentë i tregon disa skema interesante. Skicat paraqesin pothuajse të gjitha mënyrat e mundshme me të cilat ekrani i palosshëm mund të bashkëngjitet me pajisjen dhe ta bëjë atë të funksionojë mekanikisht. Disa skica janë më të thjeshta se të tjerat – lidhja e dy pjesëve. Disa skica gjithashtu e tregojnë një dizajn mjaft ambicioz të cilin teknologjia aktuale nuk mund ta mbështesë, kur bëhet fjalë për këndet dhe diametrat e palosjes.

Image

Një nga zgjidhjet më të dukshme të mundshme do të jetë ekrani i cili paloset nga pjesa e jashtme e pjesës tjetër të pajisjes. Kjo do të jetë një qasje që do të implementohet nga një numër i madh i kompanive të cilët së shpejti do t’i prezantojnë telefonat e tyre fleksibël.

Image

Gjithashtu, skicat e patentës së Apple tregojnë se një pajisje e tillë nuk ka nevojë të jetë simetrike, ndërsa Apple po mendon gjithashtu për zgjidhjet me tre ekrane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme