Ministria ukrainase e Mbrojtjes, deklaroi se një tjetër gjeneral rus, Yakov Rezantsev, u vra pas një sulmi në qytetin jugor, Kherson. Ai ishte komandanti i batalionit të 49-të të ushtrisë ruse.
Një zyrtar perëndimor tha se ai ishte gjenerali i shtatë rus që vdes në Ukrainë dhe i dyti me gradën gjeneral lejtnant. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, morali i ulët i trupave ruse është i ulët dhe për këtë arsye, oficerët e rangut të lartë detyrohen të afrohen me vijën e frontit.
Në një bisedë të përgjuar nga ushtria ukrainase, një ushtar rus ankohej në ditën e katërt të luftës, pasi Rezantsev i kishte thënë që gjithçka do të mbaronte për punë orësh.
Mediat ukrainase raportuan të premten se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka pranë Khersonit, që ishte sulmuar disa herë nga ushtria e Ukrainës. Në këtë bazë raportohet të jetë vrarë edhe një tjetër gjeneral, Andrei Mordvichev.
Edhe pse Rusia ka konfirmuar vetëm një gjeneral, që prej nisjes së luftës, Kievi dhe zyrtarët perëndimorë thonë se kanë humbur jetën 7 gjeneralë. Megjithatë, sipas BBC, vdekja e Gjeneral Major Magomed Tushayev, i Gardës Kombëtare të Çeçenisë, është vënë në diskutim.
Rusa thotë se deri tani ka humbur në këtë luftë 1351 ushtarë, por Ukraina pretendon se kjo shifër është mbi 16 mijë, ndërsa zyrtarët amerikanë vlerësojnë se kanë vdekur 7000 ushtarë rusë.