Patriarku i Kishës Ortodokse të Serbisë Irinej ka deklaruar se presionet e jashtme duhet të nxisin bashkim edhe më të fuqishëm të popullit serb e të shtetit të tij në mbrojtjen e të drejtës sovrane dhe të integriteti të vendit, transmeton Koha.net.
“”Problemet sociale dhe pakënaqësitë që ekzistojnë te disa shtresa të shoqërisë, nuk duhet ta përçajë qenien popullore, sidomos nëse merret para sysh krijimi edhe i një ushtrie shqiptare, pengesa e furnizimit të institucioneve, spitaleve dhe shkollave serbe në Kosovë”, ka thënë për gazetën “politika”, patriarku Irinej.
Ai ka përfunduar se protestat në Republikës Serbe dhe në Serbi janë të mira vetëm për ata që ia dëshirojnë të keqen popullit serb.