Patriarku i Jerusalemit Teofili i dha mbështetje të plotë popullit serb dhe kishës me mesazhin se “Kosova ka qenë gjithmonë dhe do të jetë serbe”.
Kështu ka thënë ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq.
Gjatë një takimi me kreun e Kishës Ortodokse të Jerusalemit, ministri serb theksoi se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do të lejojë që ajo të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Patriarku i Jerusalemit nga ana e tij ofroi mbështetjen ndaj Serbisë për siç thuhet “ruajtjen e Kosovës” duke thënë se kisha ishte garantues i ruajtjes së popullit serb në Kosovë.
Ai gjithashtu theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Patriarkatit të Jerusalemit dhe Kishës Ortodokse Serbe.