Patriarku Kurti i vetëngujuar në shtëpi, e presidentja Osmani nëpër botë

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 15:04 | Nga Besa Ismaili

Kryeministër patriarkal që bën politika patriarkale! Që sillet në Kuvend si patriark. Që sundon partinë si patriark. Dhe që nervozohet si patriark…

A e keni parë kryeministrin sot në Kuvend? Tym, tym! Ka mbetë pa dalë kund e pa i ardhur kush. Se s’ka lanë vend kund. Krejt punët e mbara i ka kthyer mbrapshtë. E krejt po i kthehen.

Patriarku kësisoj sikletiset kur e sheh se po i rrëshqet pushteti prej dore, e po i dalin njerëzit prej dore.

Hujitet. Patriarku s’ka parime. Shtëpinë e kallë për hujin që e ka! Ani gjoja se s’po përgjigjem në pyetje parlamentare se i kam varë turinjtë. Progresiv i thënçin këtij politikani që të vetmet raste kur gratë në partinë e tij flasin pa e pyetur është kur e lavdërojnë!

Nejse, patriarku Kurti i vetëngujuar në shtëpi, e presidentja Osmani nëpër botë – nuk është e lehtë.

Lutuni për kryeministrin!

Të ngjashme