Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irinej, po qëndron për vizitë në Rahovec.
Ai arriti herët në mëngjes në këtë qytet, me ç’rast shërbeu një liturgji.
Patriarku e përshëndeti Ipeshkvin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosie, me klerikë dhe besimtarë të shumtë.
Ky është qyteti i parë në një seri vendesh që Irinej pritet t’i vizitojë si pjesë e një vizite të popullit serb në Kosovë.