Ekonomia Online
FUNDIT

Patrick Vieira përzgjedhës i ri i Senegalit

Patrick Vieira përzgjedhës i ri i Senegalit

Patrick Vieira është emëruar përzgjedhësi i ri i Senegalit, duke marrë për herë të parë në karrierën e tij drejtimin e një kombëtareje. Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) e konfirmoi të martën emërimin e ish-mesfushorit francez, i cili ka lindur në Dakar të Senegalit. Vieira do të pasojë Pape Thiaw, i cili u largua nga […]

Patrick Vieira është emëruar përzgjedhësi i ri i Senegalit, duke marrë për herë të parë në karrierën e tij drejtimin e një kombëtareje.

Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) e konfirmoi të martën emërimin e ish-mesfushorit francez, i cili ka lindur në Dakar të Senegalit. Vieira do të pasojë Pape Thiaw, i cili u largua nga posti pas eliminimit nga Kampionati Botëror i këtij viti në fazën e 1/16-ve.

“Zotëri Patrick Vieira është trajneri i ri i kombëtares së Senegalit. Data e prezantimit zyrtar dhe hapat e ardhshëm për emërimin e tij do të bëhen të ditur në një njoftim të mëvonshëm”, thuhet në njoftimin e FSF-së.

50-vjeçari do të marrë drejtimin e një kombëtareje për herë të parë, pas eksperiencave të tij në klubet e Anglisë, Francës dhe Italisë.

Vieira ka drejtuar Crystal Palace në Ligën Premier, ndërsa në Francë ka qenë trajner i Nice dhe Strasbourg. Ai pati gjithashtu një eksperiencë të shkurtër në Itali, ku drejtoi Genoan në Serie A.

Monsieur Patrick Vieira est le nouvel entraîneur de l’équipe nationale A du Sénégal. La date de la présentation officielle et les prochaines étapes de son installation feront l’objet d’une communication ultérieure.

Bienvenue au Sénégal, Coach ✅ pic.twitter.com/eJca5zNXkn

— Equipe du Sénégal (@GaindeYi) August 18, 2026

Të ngjashme