New England Patriots bënë një mrekulli në Amerikë.
Kur në Atlantë kishte nisur festa dhe njerëzit kishin dalë rrugëve për të festuar titullin e parë në historinë e tyre, Tom Brady dhe shokët e tij bënë të paimagjinueshmen. Duheshin edhe 8 minuta nga përfundimi i finales së madhe, Falcons-at fitonin 28-9, duke i dhënë leksione futbolli amerikan Patriots-ave. Leksione sulmi dhe leksione mbrojtjeje.
Por, befas, Patriots-at nisën të luanin duke shkatërruar kundërshtarin, ashtu siç kundërshtari i kishte shkatërruar gjatë gjithë ndeshjes dhe e çuan ndeshjen në shtesë, aty ku fituan bindshëm.
Në “NRG Stadium” të Hjustonit përfundoi 34-28, duke bërë që New England Patriots dhe “quarterback”-u Tom Brady të fitojnë titullin e tyre të pestë.