Pau Torres ndryshon mendje përsa i takon të ardhmes së tij duke i prishur punë Villarrealit.
Klubi spanjoll kishte arritur akordin paraprak për 42 milionë euro me Tottenhamin për kalimin e futbollistit nën urdhërat e trajnerit Nuno Espirito Santo.
Mbrojtësi i talentuar ka refuzuar kështu të transferohet te “Spurs-at” gjatë merkatos së janarit, pasi dëshiron të vlerësojë çdo ofertë që do të paraqitet në drejtim të tij.
Në garë për kartonin e futbollistit së fundmi është futur edhe Real Madrid.